Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tërmeti i fortë godet Afganistanin, mbi 600 viktima, mijëra të plagosur
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës sipas orës lokale të dielën. Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg Jalalabadit, qytetit të pestë më të madh të Afganistanit, dhe rreth 140 km larg kryeqytetit Kabul. Ministria e Brendshme e talebanëve raporton se numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistanin lindor është 610. Më shumë se 1,300 persona janë plagosur, thotë ministria. Sipas ministrisë, tre fshatra u “shkatërruan plotësisht dhe pësuan dëme të rënda”. “Disa nga të plagosurit janë evakuuar dhe viktimat e bllokuara nën shtëpitë e shembura janë gjetur”, tha ministria, duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u zhvilluar në zonë. “Numri i të plagosurve dhe i të vdekurve ka të ngjarë të rritet,...