Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja tronditëse në Lviv, arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të ish-kryeparlamentarit ukrainas
Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua me armë zjarri të shtunën në qytetin e Lvivit. Lajmin e konfirmoi presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi krimin si një “vrasje të tmerrshme” dhe një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e vendit në kohë lufte. “I dyshuari ka dhënë një dëshmi fillestare. Hetimet po vazhdojnë me urgjencë për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje,” – shkroi Zelensky në Telegram. Sipas ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, i dyshuari u ndalua gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyit, në perëndim të Ukrainës. Ai theksoi se krimi ishte planifikuar me kujdes, duke ndjekur lëvizjet e viktimës, përgatitur itinerarin dhe madje edhe planin e arratisjes....