Franca ndez polemika! Kryeministri Bayrou akuzon Italinë për politikë fiskale e padrejtë, Roma shpërthen me reagim të ashpër

Franca ndez polemika! Kryeministri Bayrou akuzon Italinë për politikë fiskale e padrejtë, Roma shpërthen me reagim të ashpër

Një deklaratë e kryeministrit francez François Bayrou ka ndezur tensionet mes Francës dhe Italisë. Në një intervistë për katër televizione franceze, në prag të votëbesimit të 8 shtatorit, Bayrou tha se Italia po ndjek politika të “dumpingut fiskal”, duke ofruar lehtësime për më të pasurit që mund të zhvendosin rezidencën e tyre tatimore. “Ka një lloj nomadizmi fiskal dhe secili zhvendoset atje ku i leverdis më shumë,” – u shpreh Bayrou, duke cituar Italinë si shembull të këtyre praktikave. Reagimi i Palazzo Chigi ishte i menjëhershëm: “Stupisin deklaratat krejtësisht të pabazuara të Bayrou. Ekonomia italiane është më tërheqëse dhe më stabile se shumë të tjera në Europë. Italia nuk aplikon politika të pakuptimta favorizuese, përkundrazi ka rritur dyfish tatimin forfetar për individët që transferojnë rezidencën.”...