Shuhet Dhimitër Anagnosti, Rama: Babai i kinemasë shqiptare! Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

Shuhet Dhimitër Anagnosti, Rama: Babai i kinemasë shqiptare! Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti. Ai e cilëson Anagnostin babanë e kinemasë shqiptare dhe mjeshtër i shumërespektuar nga të gjithë. “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit...