Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Profil/ Nga titulli “Artist i Popullit” tek emërimi si ministër Kulture në vitin 1992, kush ishte Dhimitër Anagnosti
Arti shqiptar sot është në zi pas vdekjes së regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti. Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin...