Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 1 shtator 2025…
Pritet rritje e vlerave barike në territorin shqiptar duke sjellë mot të qëndrueshëm po të freskët. Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me diell. Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat malore veriore dhe juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht lindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. Shënim: Disa...