Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PL: Pensionistët shqiptarë, të braktisur nga shteti në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja ka akuzuar dje qeverinë Rama për braktisjen e pensionistëve shqiptarë. Ajo thekson se të dhënat zyrtare tregojnë rënie alarmante të shkallës së zëvendësimit të pensioneve, duke thelluar hendekun mes pagave dhe të ardhurave të të moshuarve. “Qeveria Rama ka braktisur pensionistët shqiptarë, duke i lënë në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror. Të dhënat e fundit flasin qartë, hendeku mes pensioneve dhe pagave është zgjeruar në mënyrë dramatike. Sipas të dhënave të fundit, shkalla e zëvendësimit të pensioneve urbane ka rënë nga 37,6 % në vitin 2020 në vetëm 31,2 % në vitin 2024, ndërsa për zonat rurale ajo ka zbritur nga 35,7 % në 29,7 %, nivel ky që për herë të...