Tatimet, plan operacional për sektorin e ndërtimit! Pritet të nisë në tetor, në fokus do jetë edhe kleringu

Tatimet, plan operacional për sektorin e ndërtimit! Pritet të nisë në tetor, në fokus do jetë edhe kleringu

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me qëllim intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimin e praktikave financiare në këtë sektor, përfshirë edhe përdorimin e kleringut. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mësohet se Plani Operacional që pritet të fillojë në tetor 2025, do të zbatohet pas një faze informimi prej rreth 30 ditësh dhe do të përqendrohet në adresimin e risqeve fiskale specifike të sektorit të ndërtimit. Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Plani operacional për sektorin e tvshndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit. Sipas dokumentit të publikuar nga Tatimet, Plani Operacional në sektorin e turizmit synoi rritjen e të...