Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shuhet në moshën 89-vjeçare ‘Nderi i Kombit’, Dhimitër Anagnosti
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare një nga figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti. Lajmin e hidhur e ka njoftuar vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në Facebook ku shkruan: Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush! Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Vlorës dhe që në rininë e hershme iu përkushtua artit, duke studiuar në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Filmi i tij i parë, “Njeriu kurrë nuk vdes”, u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë më 1961, duke i hapur rrugën një karriere të ndritur. Ai realizoi një sërë filmash që mbetën të...