Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Media gjermane analizon artikullin e Zeit Magazin për Ramën: 10 faqe për gjatësinë dhe ‘artin’ e Ramës, zero për korrupsionin dhe kapjen e shtetit
Publikimi i intervistës së kryeministrit Edi Rama në “Zeit Magazin” ka shkaktuar reagime kritike, pasi revista gjermane i kushtoi dhjetë faqe kryesisht gjatësisë së tij, basketbollit dhe artit, duke e trajtuar më shumë si një figurë 'ekzotike' sesa si një lider që akuzohet rëndë për minimin e demokracisë. Gazetari Krsto Lazarević nga Uber Medien, e cilëson këtë qasje si trivializim të qëllimshëm, ku Rama paraqitet si i veçantë e karizmatik për audiencën gjermane, ndërsa realiteti politik shqiptar shtyhet në margjinë editoriale. Në vend të pyetjeve serioze për autoritarizmin, korrupsionin, lidhjet me krimin e organizuar dhe marrëveshjen e refugjatëve me Giorgia Melonin, revista zgjodhi t’i bënte pyetje të lehta dhe miqësore, duke e kursyer nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë. Sipas Lazarević kritikët theksojnë se kjo është një...