Kamëz/ Ra në kontakt më energjinë elektrike, humb jetën 51-vjeçari

Kamëz/ Ra në kontakt më energjinë elektrike, humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Kamëz, pasditen e kësaj të diele. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte duke rregulluar një defekt, kur ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën. “Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.