Jinping pret Putinin në Kinë, Pekini mbledh 20 liderë globalë në një sfidë ndaj perëndimit

Jinping pret Putinin në Kinë, Pekini mbledh 20 liderë globalë në një sfidë ndaj perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin gjendet në Kinë, për të marrë pjesë në një samit rajonal të sigurisë me të cilin Pekini shpreson t’i kundërvihet ndikimit perëndimor në çështjet globale. Në vizitën e rrallë në shtetin fqinj dhe partnerin më të madh tregtar të Rusisë, Putin u prit me tapet të kuq nga zyrtarë të lartë kinezë, në një event të shfaqur drejtpërdrejtë nga mediat ruse. “Lidhjet mes Kinës dhe Rusisë janë më të mirat në histori pasi janë bërë më të qëndrueshmet me të pjekura dhe me të rëndësishmet nga pikëpamja strategjike, mes vendeve të mëdha”, tha televizioni shtetëror kinez CCTV në raportimin për mbërritjen e Putin. Presidenti kinez do të presë rreth 20 liderë botërorë në Tianjin, në samitin dy ditor të Organizatës së bashkëpunimit...