E shtyu drejt trenit që ishte në lëvizje/ Zbulohet irakiani që vrau 16-vjeçaren ukrainase në Gjermani, duhej të ishte deportuar që në mars

E shtyu drejt trenit që ishte në lëvizje/ Zbulohet irakiani që vrau 16-vjeçaren ukrainase në Gjermani, duhej të ishte deportuar që në mars

Pas gati tre javësh nga ngjarja tragjike në stacionin e trenit Friedland, ku humbi jetën 16-vjeçarja ukrainase Liana K., është zbuluar se autor i dyshuar i vrasjes është një shtetas irakian 31-vjeçar, i cili duhej të ishte deportuar që në mars 2025, por qëndroi në Gjermani për shkak të mungesës së veprimit nga autoritetet e imigracionit. Ngjarja ndodhi më 11 gusht, kur vajza dyshohet se u shty para një treni në lëvizje. Ajo kishte ardhur në Gjermani në vitin 2022 për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, së bashku me familjen e saj. Gjykata e Qarkut të Hanoverit ka akuzuar publikisht autoritetet e imigracionit për neglizhencë të rëndë, duke theksuar se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim efektiv për ta larguar shtetasin irakian nga vendi, ndonëse kërkesa...