Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Reshjet krijojnë emergjencë në Vlorë, dy banesa dhe një subjekt në rrezik nga çarja e kanalit në Xhyherinë
Në afërsi të fshatit Xhyherinë në Vlorë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e kanalit të ujërave të larta, duke rrezikuar përmbytjen e dy banesave dhe një subjekti pularie. Në vendin e ngjarjes erdhën edhe shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, ndërsa emergjencat civile kanë dërguar një mjet fadromë për të frenuar përhapjen e ujit. Autoritetet njoftojnë se për të shmangur përmbytjen, është i domosdoshëm përdorimi i një mjeti skrep për pastrimin e inerteve që kanë bllokuar kanalin. Situata vijon të jetë nën monitorim nga autoritetet. Top Channel