Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Grupi i mbështetur nga Irani, Huthi, konfirmon vrasjen e kryeministrit në sulmin izraelit
Grupi i mbështetur nga Irani tha se disa zyrtarë të lartë u vranë kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shënjestruan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të enjten. IDF tha se Rahawi dhe zyrtarë të tjerë të lartë Huthi u “eliminuan” kur avionët luftarakë izraelitë goditën një tubim në zonën e Sanaa-s. Grupi Huthi ka kontrolluar pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor që nga viti 2014, pasi rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht nga Sanaa dhe shkaktuan një luftë civile shkatërruese. Huthit thanë se Rahawi ishte vrarë së bashku me disa ministra nga po i njëjti grup, megjithëse nuk tregoi për emrat e të tjerëve. Faqja e lajmeve të Arabisë Saudite al-Hadath raporton se ministri i jashtëm i Huthitëve, si dhe ministrat për drejtësi, rini dhe...