Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Një mëngjes nga magjia e Kelmendit, kartolina e Kryeministrit Rama për një të diel shqiptare
Po, është një çast magjepsës i shkujdesjes së jetës së vërshimtë në Kelmendin epik, kur paleta e ngjyrave ngjyn me gjallëri dhe diell kreshtat e Alpeve, duke shpalosur ngadalë mrekullinë e këtij caku bjeshkator, këtë copëz të rrallë të Shqipërisë, ku qielli duket më afër dhe heshtja flet me zë të malit. Në atë çast, Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij një kartolinë digjitale, një përshëndetje të thjeshtë: “Mirëmëngjes dhe një të diel të mbarë.” Por në sfondin e fjalëve, pamjet flisnin më shumë se çdo urim. Në ato pamje filmike, Kelmendi nuk është thjesht një vend në hartë, një cep i largët i Shqipërisë, është një ndjesi e thellë dhe depërtuese. Një përqafim i tokës me qiellin, një kujtesë e bukuria nuk...