Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO)

Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO)

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në portin e Durrësit duke këputur litarët që lidhin tragetet dhe duke krijuar kaos në zonën e anijeve. Pasagjerët që po udhëtojnë drejt Barit me tragetin e linjës “Franceska” thonë se për shkak të dallgëve të forta trageti ka pësuar një lëvizje të papritur, duke u spostuar rreth 100 metra nga vendi i tij, pas prishjes së litareve. Hekurat kanë rënë mbi anijet e tjera. Situata paraqitet kaotike në Port dhe shumë pasagjerë janë detyruar të qëndrojnë të bllokuar në makinat e tyre deri në normalizimin e situatës. Trageti “Franceska” që kryen udhëtimin për në Bari, për momentin është pezulluar deri në stabilizimin e kushteve të motit dhe sigurisë.