Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, Basha shpall të “mbyllur” seancën konstituive
Dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari Basha. As deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se të paktën 61 votat e nevojshme. Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga komuniteti joshumicë serb për ta votuar për nënkryetar. Ditë më parë, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarë. Kryetari Basha theksoi se seanca konstituive “mbyllet këtu”, megjithëse Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit. “Ne si Kuvend...