Bllokimi i vizave/ Amasada amerikane: Përshtatemi ndaj kër*ënimeve të reja

Bllokimi i vizave/ Amasada amerikane: Përshtatemi ndaj kër*ënimeve të reja

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për bllokimin e vizave nga SHBA-ja.   ; Në reagim, ambasada thotë se SHBA-ja ruan standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave dhe përshtatet ndaj kërcënimeve të reja. “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, shkruan ambasada.