PD i bën thirrje Kongresit të SHBA dhe FBI-së, Këlliçi: Pa hetuar Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë

PD i bën thirrje Kongresit të SHBA dhe FBI-së, Këlliçi: Pa hetuar Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë

Partia Demokratike përsëriti thirrjet drejtuar Kongresit të SHBA dhe FBI-së për të hetuar lidhjet e Sorosit me Edi Ramën. Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, tha se pa hetuar këto lidhje, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë. Deklarata e drejtuesit politik të Tiranës, Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, Edi Rama hesht si ‘fija e barit’, edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale. Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të...