Dëmtohet Gavi, alarmohet Barcelona. Mesfushori humbet dy kualifikueset e shtatorit me Spanjën

Dëmtohet Gavi, alarmohet Barcelona. Mesfushori humbet dy kualifikueset e shtatorit me Spanjën

30 Gusht 2025 10:50 Alfred Lleshi Konfirmohet pengesa e parë e sezonit të ri për Gavi (20 vjeç). Barcelona njoftoi se mesfushori ka shqetësime në gjurin e djathtë dhe nuk do të jetë i disponueshëm këtë të diel (ora 21:30) për ndeshjen kundër Rayo Vallecano. Në njoftimin mjekësor nuk specifikohet koha e saktë e mungesës së tij, por theksohet se evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë. Për më tepër, ai nuk do të jetë as në dispozicion të trajnerit Luis de la Fuente për ndeshjet e radhës të përfaqësueses spanjolle kundër Bullgarisë e Turqisë, më 4 dhe 7 shtator. Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë fare me gjuin e djathtë të Gavit, i cili është i njëjti që pësoi dëmtim të rëndë më 19 nëntor...