Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen “dorështrënguara” pas kufizimeve të BSH-së

Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen “dorështrënguara” pas kufizimeve të BSH-së

Epoka e kredive sa 90% apo 100% e vlerës së pronës duket se mbaroi. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e huave me qëllim blerje banese, vlera e huasë ka rënë me 37% nga muaji qershor në muajin korrik. Në total në korrik bankat kanë aprovuar vetëm 46.6 milionë euro kredi të reja për blerje banese, me rënie prej 27.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor po të këtij viti, kur u miratuan gati 74 milionë euro kredi për të blerë banesë. Më 1 korrik në të gjithë sektorin bankar nisi zbatimi i vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që kufizon kredidhënien për blerje banese në disa tavane. 85% të vlerës së pronës mund të financojë...