Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gaza në krizë urie, Izraeli: Nuk do të ndalojmë luftimet për të lejuar hyrjen e ndihmave!
Forcat ushtarake izraelite njoftuan se nuk do të ndalojnë më luftimet për të lejuar kalimin e konvojve humanitare në Gazë, një vendim që pritet të thellojë urinë dhe krizën humanitare që ka përfshirë pjesën veriore të territorit. Në një njoftim të publikuar në platformën X, ushtria deklaroi se “pushimi taktikal lokal” nuk do të aplikohet më në Gazë, e cila konsiderohet tani zonë lufte me rrezik të lartë, ndërsa shumica e banorëve janë urdhëruar të evakuohen nga pjesa më e madhe e territorit. Ndërsa ushtria përgatitet për një operacion tokësor që disa grupe humanitare dhe aleatët kryesorë të Izraelit e kanë paralajmëruar si katastrofik për qindra mijëra civilë palestinezë, ministria e shëndetësisë në Gaza raportoi vdekjen e pesë personave nga kequshqyerja dhe 59 të tjerëve...