Drita shkruan historinë, kualifikohet në grupet e Conference League

Drita shkruan historinë, kualifikohet në grupet e Conference League

Drita ka shkruar historinë në futbollin kosovar, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Differdange, skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani tregoi edhe një herë forcën e saj, duke triumfuar edhe në Luksemburg. Ndeshja nisi mbarë për kampionët e Kosovës, pasi vendasit mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 3’, pas një kartoni të kuq. Epërsia numerike u shfrytëzua në pjesën e dytë, kur në minutën e 62’ Besnik Krasniqi shënoi me penallti, duke vulosur rezultatin dhe kualifikimin e skuadrës gjilanas. Në minutat e fundit, ekipi menaxhoi me kujdes avantazhin, duke siguruar një sukses historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Drita do të mësojë të...