Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Javën do të përcaktohet kuadri i garancive të sigurisë për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pret që javën e ardhshme të përcaktohet kuadri i garancive të sigurisë për Ukrainën, ndërsa Kievi vazhdon bisedimet me aleatët për të siguruar një mekanizëm të fuqishëm mbështetjeje ndaj agresionit të mëtejshëm rus. Zelensky bëri të ditur se ka diskutuar “gjithëpërfshirësisht” këtë çështje me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një bisede telefonike që pasoi një sulm masiv rus gjatë natës në Kiev, ku humbën jetën 19 persona. “Këshilltarët për çështjet e sigurisë kombëtare po punojnë aktualisht mbi secilin element specifik dhe i gjithë kuadri pritet të jetë gati me shkrim javën e ardhshme”, deklaroi Zelensky pas bisedës me liderin turk. Ai shtoi gjithashtu se gjatë sulmit të natës u godit edhe një kompani turke. Presidenti ukrainas njoftoi...