“Ishte drogaxhi dhe pijanec, u takuam në ditëlindjen e Festim Qolit”/ Dumani rrëfen bashkëpunimin me Hoxhajn: Kishim shumë ngjarje nëpër duar, mes tyre…

“Ishte drogaxhi dhe pijanec, u takuam në ditëlindjen e Festim Qolit”/ Dumani rrëfen bashkëpunimin me Hoxhajn: Kishim shumë ngjarje nëpër duar, mes tyre…

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka treguar për raportin që kishte me Henrik Hoxhajn, që po ashtu është bërë i penduar i drejtësisë, i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dumani ka rrëfyer se Hoxhajn e ka njohur në ditëlindjen e Festim Qolit, i dyshuar për vrasjen e ortakut të tij, Elvis Dedaj në Durrës dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. I pyetur nga avokati i Hoxhajt, Gentian Rumano, Dumani ndante me Hoxhajn detaje nga ngjarjet ku përfshiheshin. “Kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara, se kishim shume ngjarje nëpër...