Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Drita në prag të historisë, sonte sfidon Differdange për fazën e grupeve të Conference League
Skuadra e Dritës është vetëm një hap larg historisë, duke synuar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League. Kampioni i Kosovës do të luajë sonte në transfertë ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange, në kuadër të play-offit të kësaj gare prestigjioze evropiane. Drita e ka një avantazh të lehtë pas ndeshjes së parë në Gjilan, ku fitoi me rezultatin 2-1. Kjo fitore i jep gjilanasve shpresa të mëdha për ta mbyllur me sukses këtë rrugëtim evropian. Ndeshja Differdange – Drita nis në orën 20:00 dhe pritet me shumë interes nga tifozët, të cilët shpresojnë të shohin skuadrën e tyre për herë të parë në një fazë grupesh të UEFA-s./KultPlus.com