Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Venecia 2025: Tapeti i kuq ndriçon me yje dhe elegancë në hapjen e Festivalit të Filmit
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka nisur më 27 gusht, duke sjellë jo vetëm premierat më të pritura të vitit, por edhe paraqitjet më glamuroze të tapetit të kuq. Në Lido di Venezia, yjet e Hollivudit kanë lënë pas pushimet verore për të shkëlqyer me fustane të personalizuara nga markat më të mëdha të modës si Armani, Chanel e Prada. Cate Blanchett magjepsi publikun në hapje me një fustan të ri-Armani Privé, të cilin e kishte veshur për herë të parë në vitin 2022, duke dëshmuar se eleganca është e përjetshme. Emma Stone erdhi me një krijim të Louis Vuitton, me një fustan argjendi të mbushur me shkëlqim, ndërsa Alicia Silverstone solli freskinë e një fustani këmishë të bardhë të ridizajnuar për glamurozin e...