Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

Aktori britanik Micheal Ward, fitues i çmimit prestigjioz BAFTA, është paraqitur këtë të enjte, 28 gusht,  në Gjykatën e Magjistraturës në Thames. Ai akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual. Ward, 27 vjeç, i njohur për rolet e tij në serialet dhe filmat Top Boy, Small Axe dhe Blue Story, përballet me dy akuza për përdhunim dhe tre të tjera për sulm seksual. Ai është liruar me kusht, ndërsa çështja është kaluar për shqyrtim të mëtejshëm në Gjykatën e Lartë në Snaresbrook, ku pritet një seancë më 25 shtator. Sipas autoriteteve, akuzat lidhen me një grua dhe ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në janar të vitit 2023. Aktori, me banim në Cheshunt të Hertfordshire, nuk është kërkuar ende të deklarojë një qëndrim zyrtar ndaj akuzave, por...