Takimi i parë i konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale

Takimi i parë i konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale

Këtë të enjte u zhvillua takimi i parë të konsultimit publik, online, për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj thotë se kjo strategji është hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, duke siguruar ekspertizë dhe përvojë globale. ”Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimeve teknologjike. Vitet që vijnë do të shënojnë një shkallë tjetër të rritjes së standardeve, falë integrimit të AI në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi, bujqësia, energjia, transporti, turizmi dhe mjedisi. Strategjia Kombëtare e AI sjell për Shqipërinë, shërbime publike më të shpejta, më të thjeshta dhe më transparente, duke rritur cilësinë e ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Rritje e besimit dhe transparencës,...