Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet masive ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Bisedova me Trump dhe Zelensky, Putin duhet të negociojë!
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump. Kjo bisedë vjen pas sulmit masiv ndaj Kievit në orët e para të kësaj të enjte. Ursula von der Leyen nënvizoi se Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. “Sapo fola me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE-së”, shkroi në X presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. ”Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që e transformojnë vendin në një ”iriq çeliku”, shtoi...