Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë në Korçë – Fëmija mbytet nga një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë, ku një fëmijë i mitur ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur një kokërr fasule, e cila i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Burime pranë qendrës spitalore bëjnë me dije se gjendja e fëmijës është përkeqësuar menjëherë, duke çuar në ndërhyrje urgjente nga mjekët pediatër të spitalit rajonal. Fillimisht, i mituri është paraqitur në Pediatrinë e Korçës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Nuk dihet ende mosha e fëmijës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar në lidhje me rastin.