Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, edhe fëmijë mes viktimave! Shkatërrohet zyra e delegacionit të BE

Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, edhe fëmijë mes viktimave! Shkatërrohet zyra e delegacionit të BE

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm i madh rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të enjte. Ky është sulmi më i madh që Rusia ka kryer ndaj vendit fqinj që nga nisja e përpjekjeve amerikane për t’i dhënë fund luftës. Dy fëmijë të mitur janë në mesin e viktimave, ndërsa bilanci pritet të rëndohet. Përveç dëmeve në njerëz, edhe dëmet materiale janë kolosale. Të paktën 20 zona në shtatë rajone të Kievit u goditën dhe pothuajse 100 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit. Zyra e delegacionit europian u shkatërrua gjithashtu si pasojë e sulmit rus. Presidenti i Këshillit Europian, Antonio...