Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të finalizohen javën e ardhshme
Zelensky, me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas një telefonate me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan se është folur shumë për garancitë e sigurisë pas sulmeve të fundit të Rusisë gjatë natës në Ukrainë. “Garancitë do të finalizohen javën tjetër”, tha Zelensky. “Këshilltarët e sigurisë kombëtare po punojnë aktualisht në secilin komponent specifik dhe javën tjetër i gjithë konfigurimi do të jetë në letër”, shton ai. Presidenti ukrainas thotë gjithashtu se sulmet e natës së kaluar goditën një ndërmarrje turke dhe Ambasadën e Azerbajxhanit në Kiev.