Kërcënimi i padukshëm! Rrjedha oqeanike që ngroh Europën mund të shembet, rreziku është më i lartë se mendohej

Kërcënimi i padukshëm! Rrjedha oqeanike që ngroh Europën mund të shembet, rreziku është më i lartë se mendohej

Një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit klimatik të Tokës, rrjedha oqeanike Atlantike e njohur si Amoc (Atlantic Meridional Overturning Circulation), mund të shembet – dhe rreziku i ndodhjes së kësaj ngjarjeje katastrofike është shumë më i madh se sa besohej më parë. Sipas një studimi të ri shkencor të botuar në revistën Environmental Research Letters, tashmë nuk mund të konsiderohet një skenar me probabilitet të ulët. Analiza e re, që shtrihet përtej vitit 2100 dhe deri në vitet 2300–2500, tregon se pikë-kthesa që e bën shembjen të pashmangshme mund të arrihet brenda 10 deri në 20 viteve të ardhshme – edhe pse shembja e plotë mund të ndodhë dekada më vonë. Çfarë është Amoc dhe pse është kaq e rëndësishme? Amoc është sistemi...