‘I gjithë sistemi gjyqësor i kapur’/ Gjokutaj: Qeveria e Ramës të bën autor kur nuk je, çështja ‘Partizani’ vazhdon në Strasburg

‘I gjithë sistemi gjyqësor i kapur’/ Gjokutaj: Qeveria e Ramës të bën autor kur nuk je, çështja ‘Partizani’ vazhdon në Strasburg

Në një vendim të marrë më 8 prill 2025, Gjykata e Lartë ka evidentuar se “korrupsioni pasiv ka për subjekt vetëm ata që ushtrojnë funksione publike”. Ky ishte edhe pretendimi i palës mbrojtëse që në ditën e parë të arrestimit të Jamarbër Malltezit, për dosjen “Partizani”. Mbrojtja ka këmbëngulur se Malltezi nuk ishte subjekt i veprës penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë, por kërkesat janë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme. Pavarësisht kësaj, në prill të këtij viti i njëjti trup gjykues i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj, ka pranuar këtë standard, por pa e aplikuar për Jamarbër Malltezin, i cili ka qëndruar në burg për 2 vite. Avokati Genc Gjokutaj, duke reaguar për këtë vendim, e...