Kurti liron nga detyra Rexhepin, shkak Kuvendi

Kurti liron nga detyra Rexhepin, shkak Kuvendi

Kosova E Enjte, 28 Gusht 2025 17:05 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra në ekzekutivin kosovar, Emilija Rexhepin, pasi ajo u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Lirimi i Rexhepit nga posti i zv/kryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Rexhepi, që i përket komunitetit boshnjak, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit më 26 gusht, pas zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit. Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Haxhiu po ashtu është larguar nga posti i ministres në detyrë të Drejtësisë dhe...