Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!
Bota E Enjte, 28 Gusht 2025 15:23 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ri rus ndaj Kievit, si dhe goditjen ndaj delegacionit të BE-së në kryeqytetin ukrainas, në një postim në platformën X. “Një tjetër natë me bombardime të pandërprera ruse ka goditur infrastrukturën civile dhe ka vrarë njerëz të pafajshëm. Gjithashtu ka goditur delegacionin tonë të BE-së në Kiev. Stafi i delegacionit tonë është i sigurt. Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj pa dallim ndaj infrastrukturës civile dhe të angazhohet në negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksoi Presidentja e Komisionit në mesazhin e saj. Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se ishte “i tronditur” sot nga sulmi i ri masiv i...