Koncert brenda qelive! G-Bani surprizon të burgosurit e Fushë-Krujës

Koncert brenda qelive! G-Bani surprizon të burgosurit e Fushë-Krujës

Reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, G-Bani, ka zgjedhur një skenë ndryshe për koncertin e tij të fundit: burgun e Fushë-Krujës. Ai ka ndarë me ndjekësit foto nga momentet e veçanta, ku shfaqej së bashku me përfaqësues të institucionit dhe me Valbona Mhilli, të njohur nga shtëpia e BBV. Drejtori i Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale vlerësoi gjestin e tij, duke theksuar: “Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që ka hyrë në një burg të Shqipërisë për të performuar.” Nëpërmjet një postimi, reperi shprehu emocionet e përziera që përjetoi: “Ishte një pritje dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Burgjeve, stafi i sigurisë dhe mbi të gjitha nga të burgosurit. U mundova t’u jap disa minuta arratisje nga...