Skandal në Itali! Forumi online publikon foto të politikaneve italiane me fraza fyese e seksiste, mes tyre edhe Meloni e motra e saj  

Skandal në Itali! Forumi online publikon foto të politikaneve italiane me fraza fyese e seksiste, mes tyre edhe Meloni e motra e saj  

Një forum online ka publikuar foto të lidereve politike nga të gjitha partitë italiane, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta në skenën politike të Italisë. Denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio, e cila deklaroi: “Ka nga ata që e minimizojnë, por ngacmimet nuk janë komplimente.” Meloni dhe Schlein mes të ekspozuarave Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP” të portalit Phica.eu, shfaqen edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein. Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e...