Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 11 Majit, kandidatja e PS: Në Elbasan synojmë të marrim 9 mandate
Aulona Bylykbashi, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, ka shpalosur prioritetet dhe vizionin e saj në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 11 majit. Me një karrierë 12-vjeçare në administratën vendore dhe aktualisht nënkryetare e Bashkisë Elbasan, Bylykbashi thekson se kandidatura e saj ka ardhur natyrshëm si pjesë e një liste që promovon të rinjtë dhe gratë me integritet. “Kam një rrugëtim të gjatë si pjesë e PS-së. Kandidimi erdhi si një gjë e natyrshme por edhe si vendim i drejtuesit politik për të qenë pjesë e kësaj liste. Ky moment si rrallë herë ishte një moment që kryeministri vendosi që PS të garonte me një listë përfaqësuesish të kishim akses te të rinjtë dhe gratë që kanë një integritet në profilet...