Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfaqësuesit e PD në Komisionin Rregullator nuk duan Zegjine Çaushin në Kuvend, Helga Vukaj: Në këtë tryezë jemi kërcënuar!
Komisioni Rregullator i mbledhur sot certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke i hapur kështu rrugën Presidentit Bajram Begaj të thërrasë seancën e parë të Kuvendit. Në mbledhje, dy përfaqësuesit e PD-së, Muharrem Ccakaj dhe Helga Vukaj votuan kundër, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si forca që përfaqësojnë që e cilëson procesin një farsë zgjedhore. Çakaj tha se Komisioneri Shtetëror ka ndjekur dy standarde të ndryshme kur ishte rasti i Zegjine Çaushit që u fut në Kuvend dhe kandidatëve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Ndërkohë anëtarja tjetër e propozuar nga opozita, Helga Vukaj hodhi akuza të fortë për përfaqësuesit e PS-së, në Komisionin Rregullator, të cilët sipas saj i kanë kërcënuar për të votuar siç ata kanë dashur. Debati: Muharrem Cakaj: Në listën e...