I shpalluri non-grata nga SHBA i bën thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

I shpalluri non-grata nga SHBA i bën thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot FBI-së amerikane, që të zgjerojë hetimet për miliarderin George Soros dhe të birin e tij Alex Soros deri në Shqipëri. Ai i bëri të njëjtën thirrje edhe qeverisë dhe Kongresit të SHBA-ve. Sipas tij, nëse hetojnë do zbulojnë se si Soros dhe i biri përdorën çdo lloj influence në favor të qeverisë së Edi Ramës. “Thirrja ime për qeverinë e SHBA-ve dhe kongresin e SHBA-ve, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së...