Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pas hetimit administrativ për tenderët e ushqimeve, APP : Ja çfarë duhet kenë parasysh institucionet
Pas një hetimi administrativ që ka pasur në analizë kontratat me objekt “blerje ushqimesh” të lidhura nga 15 institucione, Agjencia e Prokurimit Publik ka hartuar një set rekomandimesh që autoritetet t’i mbajnë parasysh në vijim. Në një shkresë të 27 gushtit Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Kontratave ka nënvizuar hapat që duhet të ndiqen nga faza para lidhjes së kontratës në marrëveshjet kuadër e deri në fund t zbatimit të tyre.“Sjellim në vëmendje të AK që, lidhja e kontratave brenda marrëveshjes kuadër bëhet bazuar në nevojat faktike për artikujt objekt kontrate. Gjithashtu, në kuadër të planifikimit të nevojave, AK në çdo rast duhet të argumentojnë dhe dokumentojnë nevojën e sasive të artikujve të kërkuar, nëpërmjet kontratave që lidhen brenda marrëveshjes kuadër. Njëkohësisht, duhet të...