Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Kristian Koni

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Kristian Koni

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe dy automjete luksoze në pronësi të Kristian Konit, i cili është arrestuar më parë në Itali për trafik droge. Hetimet kanë zbuluar se Konit dhe nëna e tij, e cila është në pension, kanë kryer veprimtari të lidhura me rrjetin e strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Ai ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në Tiranë, Bathore, Farkë dhe Marikaj, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në hetim. Në mesin e tyre është edhe...