“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për rastin ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Lidhur me këto “firma piramidale në internet”, që joshin për të investuar në kriptomonedha duke premtuar fitime të majme, AKSK shprehet se ka identifikuar një platforme të vetëquajtur TXEX. “AKSK në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë...