‘N’atë vështrim të pakuptuar zbulohej jeta gjer në fund’

‘N’atë vështrim të pakuptuar zbulohej jeta gjer në fund’

Poezi nga Fjodor Tjutçev Kam njohur sy-o, ata sy!Sa fort i desha, e di një Zot!Kish kaq magji dhe zjarr aty,Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot. N’atë vështrim të pakuptuarZbulohej jeta gjer në fund.Kish kaq pasion të përvëluarKaq pikëllim sa s’ka kurrkund! Dhe shihte rëndë, madhërishëm,Që nën qepallat me ngadal,Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëmDhe si një vojtje ish fatal Shpesh rrihja shihja i mahnitur,Por asnjëherë s’munda dotQë ta vështroj pa u tronditur,Ta adhuroj pa derdhur lot. Përktheu: Petraq Kolevica/KultPlus.com