Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania rikthejnë sanksionet ndaj Iranit, shkak mospranimi i inspektorëve të OKB-së në centralet bërthamore

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania rikthejnë sanksionet ndaj Iranit, shkak mospranimi i inspektorëve të OKB-së në centralet bërthamore

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania pritet të njoftojnë të enjten se do të rivendosin sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Iranit, për shkak të mospranimit të inspektorëve të OKB-së në të gjitha centralet e tij bërthamore. Vendimi, i cili është duke u shqyrtuar prej muajsh, ka të ngjarë të provokojë krizën më të keqe në marrëdhëniet e Iranit me Perëndimin që nga sulmet e Izraelit ndaj centraleve bërthamore të vendit në qershor. Irani tashmë po përgatit kundërpërgjigje. Rivendosja e planifikuar e sanksioneve, të përfshira në gjashtë rezoluta të pezulluara të OKB-së, do të fillojë më 18 tetor, kur skadon marrëveshja origjinale bërthamore e nënshkruar në vitin 2015. Lëvizja e tre fuqive evropiane – e njohur si E3 – nuk mund të vihet në veto nga anëtarët e...