‘Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal’, Kodi i ri Penal: Kush nuk paguan tatimet në kohë…

‘Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal’, Kodi i ri Penal: Kush nuk paguan tatimet në kohë…

Bizneset që operojnë në vend duhet të jenë më të kujdesshëm në aktivitetin e tyre pasi Kodi i ri Penal i hedhur për konsultim publik vë në shënjestër çdo tentativë për evazion apo pasaktësi. Konkretisht referuar dokumentit voluminoz, “krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që zvogëlojnë detyrimin tatimor me qëllim rritjen e vlerës kreditore të rimbursueshme të tij, nëpërmjet lëshimit të faturave të falsifikuara, apo manipulimit të sistemit kontabël të llogarive, qe kane si efekt zvogëlimin e buxhetit te shtetit, dënohet me burgim nga 3-8 vjet”. Nga ana tjetër evazioni nëpërmjet transaksioneve të pakryera përbën vepër penale. Konkretisht “paraqitja e të dhënave të pavërteta nëpërmjet faturave të falsifikuara që u takojnë transaksioneve të pakryera, marrëveshjeve apo sjelljeve mashtruese, apo manipulimit...