Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës, policia: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë minifutbolli

Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës, policia: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë minifutbolli

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, ka dhënë sot detaje të reja mbi arrestimin e Ardian Halilit, ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në këtë qytet. Halili, i cili dyshohet se ka ndërtuar një kompleks turistik pa leje, është vënë në qendër të një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas Vilson Balës, arrestimi i Halilit erdhi pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Halili u kap në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronën e tij, e njohur si “Sent Michele Rezidencë”. Ky kompleks, i ndërtuar gjatë periudhës kur ai ishte në detyrë si kryeinspektor i IMT-së në Durrës (2018-2021), përbëhet nga: 11 kabina...